Arben Ahmetaj i shkarkuar nga Edi Rama, vendim që sot e vulosi Kuvendi, për herë të parë këtë legjislaturë la karrigen e numrit dy të qeverisë dhe shkoi për t’u ulur në karrigen e deputetit me kolegët e tjerë socialistë.
I nxirë në fytyrë. Enkelejd Alibeaj me shprehen se “ministrat nuk janë lojtarë basketbolli, hiq një mbrojtës dhe vendos një sulmues, por njerëz që marrin “topin” që janë fati i shqiptarëve” arriti t’i shkaktojë Ahmetajt një buzëqeshje të sforcuar.
Tezat dhe aludimet janë të shumta për shkarkimin e Arben Ahmetajt, por të vërtetën e arsyes që e shtyu Edi Ramën për ta larguar do ta tregojë vetëm koha.