Arteo Tole është vënë në prangat e policisë pas plagosje së Igli Qani. Ngjarja ka ndodhur në 2021, ku Tole fillimisht është konfliktuar verbalisht me Qanin dhe më pas ka shkrepur armën ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. T., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 13.03.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 02.03.2021, në lagjen nr. 7, Korçë, ku ky shtetas në bashkëpunim me 3 të tjerë, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I. Q., të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë,” ka njoftuar policia.
Po ashtu një shtetas nga Laçi ka shkaktuar shqetësim publik dhe qytetarët në Korçë dhe polica ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se një tjetër sherr ka ndodhur në Pogradec, ku dy persona janë konfliktuar për çështje pronësie, pasi që të dy rezultojnë pronarë të së njëjtës tokë.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 17, Korçë, pranë terminalit të autobusave, po ndodhte një konflikt, janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar shtetasin M .Ç., duke prishur qetësinë publike dhe duke u konfliktuar me qytetarët. Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë dhe i ka goditur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. D., 20 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Bilishtit u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me pretendimin se të dyja palët zotërojnë pronësinë e një objekti dhe të truallit të tij. Konkretisht shtetasja Sh. H., ka kanosur rojen e këtij objekti dhe ka dëmtuar pjesërisht me vetëgjyqësi rrethimin e objektit, ndërsa shtetasi B. B., gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur me grusht shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshatin Sinicë, Devoll, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje.