-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza dhe importet e shtrenjta, OSHEE humbje 108 milionë euro në 2021, KESH dhe OST me fitim

Kryesoret

Grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka regjistruar një humbje prej 13.2 miliardë lekësh apo më shumë se 108 milionë euro në vitin 2021.

Qeveria ka publikuar në relacionin e buxhetit faktik bilancet financiare të tre kompanive përbërëse të sektorit energjetik ku situata është më problematike për shpërndarjen. Kjo lidhet me faktin që OSHEE-së i është dashur që vitin e kaluar të bëjë blerje të shumta energjie për të siguruar furnizimin në vend, importe që arritën 285 milionë euro deri në fund të vitit.

Gjithsesi në publikim theksohet se “të dhënat financiare për OSHEE Group sh.a, për vitin 2021, janë paraprake (jo finale) të përcjella nga kompania”

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë rezultojnë 66 miliardë ndërkohë që shpenzimet janë gati 20 për qind më të larta.

Kjo humbje është thelluar në raport me vitin 2020 me të paktën 5 herë teksa në vitin e pandemisë ishte 2.5 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro.

Kriza që nisi në fund të gushtit dhe rriti globalisht çmimet e energjisë duke kërcënuar madje edhe sigurinë e furnizimit në disa raste bëri që qeveria më pas të deklaronte emergjencën e furnizimit me energji që fillimisht u parashikua deri më 15 prill e më pas u zgjat deri në fund të këtij viti.

OSHEE tashmë përmes nën kompanisë të saj Furnizuesi i Tregut të Lirë siguron energjinë e nevojshme nga KESH i cili është ngarkuar me detyrën e prodhimit dhe blerjeve nga tregu i lirë.

KESH me fitim

Për vitin 2021 KESH ka rezultuar me një bilanc pozitiv financiar ku sipas të dhënave të publikuara nga qeveria ky fitim ishte 6 miliardë lekë apo 49 milionë euro. Në raport me vitin paraardhës Korporata ka ndryshuar totalisht panoramën e saj pasi në vitin e pandemisë bilanci financiar regjistroi një humbje prej 93 milionë lekësh.

Edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit sipas tabelës së performancës financiare rezulton që në vitin 2021 të ketë përmirësuar situatën e tij financiare. Pas dy viteve me humbje OST regjistroi një fitim prej 108 milionë lekësh apo më pak se 1 milionë euro./N.Maho

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit