Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ka mbajtur një qëndrim kundër Kosovës. Ai ka deklaruar se Spanja e mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës dhe se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të këtyre parimeve.
Kjo deklaratë e tij vjen pas takimeve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sánchez shtoi gjithashtu se Serbia duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe se Spanja do të jetë gjithmonë me të në rrugën e integrimit evropian.
Më tej kryeministri i Spanjës, ka deklaruar se i ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbështetjen e Spanjës për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.
“Lufta filloi duke menduar se çfarë është Evropa dhe kush jemi ne evropianët. Ne nuk mund ta harrojmë Ballkanin Perëndimor. Sot i përcolla Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbështetjen e Spanjës që Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Tani është momenti”, ka thënë kryeministri spanjoll Vuçiç.