Prej disa ditësh mediat e biznesmenit Irfan Hysenbelliu po vijojnë që sulojmë drejtorin e Doganave, Genti Gazheli për punësime të njerëzve të dënuar, emërime nepotike, por edhe shkelje të tjera. Sot mediat e biznesmenit bënë një tjetër denoncim.
Kliko këtu për të lexuar të gjitha lajmet e përplasjes
Por Gazheli dhe vetë Edi Rama akuzuan se biznesmeni Hysenbelliu po sulmon për shkak të gjobës ndaj “Birra Tirana” për evazion fiskal.
Lajmi sot në BW
Letra informative zyrtare e drejtorit të anti kontrabandës detare drejtuar drejtorit të përgjithshëm të doganave Genti Gazheli hedh dritë mbi korrupsionin kapilar në dogana dhe skemat si merren ryshfetet.
Letra që News24 disponon mban datën 12 mars 2021 dhe pasi e informon se si bëhet kontrabanda në Shqipëri në pikat kryesore kufitare, ku grupet e kontrollit të anti kontrabandës marrin 15 mijë deri në 20 mijë euro në javë, ai i tregon Gazhelit sesi merren zarfet me lekë.
Në Tiranë sipas tij, sistemi doganor fillon dhe ulëret nga shartimi injorancës me korrupsionin, nga pazaret e ndyra gjoja për hir të partisë, deri tek obligimet për vendet e punës.
“Jo më kot ju z.Drejtor dërguat në pikat kyçe persona me njohuri dhe vjetërsi zero në sistemin doganor në pozicionet ku duhet të ishin specialistët e vërtetë, ku për hir të së vërtetës ata nuk mungojnë në sistemin doganor. Tani vjen edhe pjesa më e bukur ajo e modus operandit ose mënyra se si merren lekët: nga zarfet e grupeve të antikontrabandës deri te pazaret e kontejnerëve të cilat mbyllen nëpër tavolinat e bllokut. Nga macetat e kryetarëve të doganave deri te përgjegjësit e turneve të proceduar penalisht për favorizim kontrabande në më shumë se një rast”.
Por situata e korrupsionit në administratën e drejtuar nga Genti Gazheli, shtrihet në shumë rrafshe. Shpëtim nga ryshfeti sipas drejtorit të anti kontrabandës detare nuk kanë as furgonët me mallra nga Anglia që sjellin paratë e emigrantëve.
“Furgonëve të anglezëve të cilët tashmë janë vënë në shërbim total të kontrabandës iu kapen përditë me qindra mijëra euro Cash në portet e fqinjëve tanë. Dy janë doganat të cilat këta individë janë instruktuar të kalojnë, vetëm nga Vlora dhe Durrësit, arsyet dihen. Ju informoj se kur mbaja postin e Drejtorit të Antikontrabandës, këta individë paguanin doganë dhe kontrolloheshin rreptësisht nga grupet e Anti Kondrabandës, gjë që sot nuk ekziston, përkundrazi iu është dhënë ‘OK të bëjnë ç’të duan me kusht të sjellin paundët e ryshfetit’”.
Në letrën informuese drejtori i kontrabandës detare, i cili më parë ka qenë drejtues i të gjithë sektorit të antikontrabandës thotë se është i gatshëm të ballafaqohet ne gjykatë apo prokurori për vërtetësinë e informacionit që parashtron.