Kritike paraqitet situata në Dropull për shkak të zjarreve.
Të paktën 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota janë djegur.
Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.
Por në mungesë të helikopterit nga Tirana është kërkuar ndihmë nga Greqia dhe pritet që mbërritja e helikopterit për të shuar zjarret që mos t’u afrohen zjarret.
Flakët po përparojnë në afërsi të banesave në tre fshatra të Dropullit, dhe se është të paktën 100 m larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. forcat zjarrfikëse dhe banorë të fshatrave po punojnë për shuarjen e flakëve4