Vetëm pak orë pasi u liruan 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në ngarkesën me qymyr policia ka riarrestuar njëri prej tyre.
Është arrestuar marinari rus Gregory Gorbunov, por jo për kokainën, por për materialet pornografike me të mitur që i janë gjetur në aparatin e tij celular.
Në celularin e marinarit rus janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe, foto dhe video rreth aktivitetit të tij kriminal të pornografisë me të mitur.
E ndërsa shokët u liruan rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje që të dalë përballë gjykatës, anija është larguar bashkë me 13 marinarët e tjerë.