Këtë të diel, policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Korçë për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se ai ishte në gjendje të dehur kur i ka vënë flakën hambarit të fqinjit të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan dhe bëhet me dije që brenda ambientit të kishte rreth 4 m3 dru zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.