-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiç: Nuk do të ketë destabilizim

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka dalë në një deklaratë për media. Ai tha se nuk ka asnjë mundësi për destabilizim me fillimin e reciprocitetit në çështjen e letërnjoftimeve dhe targave me Serbinë.

“Unë jam kryeministër i progresit dhe i shpresës. E di që në fqinjin tonë verior, në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë deri te kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, Republika, kushtetutshmëria nuk kanë alternativë, andaj edhe uroj, besoj dhe punoj që nesër gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ne nuk do t’ua marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë. Ne do t’ua shtojmë një fletë-deklarim. Pra, ata vijnë me dokumentet e lëshuara nga Serbia. Ne nuk ua marrim ato. Ne ua lëshojmë një fletë-deklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njësoj me çdo qytetar të Republikës sonë kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Pra, nga nesër, ata do të kenë një dokument më shumë, jo më pak”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se beson se nesër gjithçka do të shkojë shumë më mirë dhe nuk ka hapësira për tensione apo konflikte mes qytetarvve serbdhe autoriteteve vendase.

Nuk ka kurrfatë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim, sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, për bllokime, për destabilizim, tensione, flasin për vete, nuk flasin për neve. Ne jemi Republikë demokratike, paqësore dhe besoj se gjithçka do të shkojë qysh është më së miri”, shtoi Kurti.

Ai nuk deshi t’i komentojë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke shprehur indinjatën për citimin e deklaratave nga Beogradi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit