-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mendje vetëm për koncerte,” deputeti i PD-së: Spitali i Durrësit nuk po bën më analiza

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në spitalin e Durrësit.

Në një status në Facebook, Xhaferaj ka treguar për një bisedë të bërë me një mjek, i cili ka thënë se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk po funksionon laboratori i analizave.

Statusi i Xhaferajt

“Ferdinand, ka marrë fund gjithçka.”

Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përvec ilaceve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.

Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit