Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano u ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore të uniformave blu.
Në letër, Nano u ka kërkuar policëve shtim të kontrolleve në zonat bregdetare dhe ato malore. Nisur nga ngjarjet e fundit ku disa turistë janë dëmtuar në zonat malore të vendit tonë si dhe aksidentet e ndodhura me skaf, Nano ka kërkuar shtim të masave.
Gjithashtu Drejtor Nano ka kërkuar monitorim intensiv të qarkullimit rrugor me mjetet inteligjente, radarët automatikë e dronët edukues me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.