Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.
Goncharenko përmes një postimi në Twitter shkroi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren. Sipas tij Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.
“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.