14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Helikopterët nga Greqia, Rama ironizon: Jemi plot me ekspertë

Kryesoret

Kryeministrit, Edi Rama është shprehur se zjarret në vend po shuhen me ndihmën e vendeve të BE.

Këto të fundit prej disa javësh kanë ofruar helikopter për shuarjen e zjarreve. Por Rama ka ironizuar situatën, kur persona të ndryshëm sugjerojnë zgjedhje për zjarret, siç janë rregullimi i helikopterëve apo dhe shtimi i forcave të zjarrfikësve.

“Faktikisht dhe helikopterët janë pjesë e punës dhe asaj që kemi fituar nga BE. Pasi më herët nëse do të kërkonim diçka të tillë as do ishte e mundur ose do na e sillnin kur zjarri të kishte bërë kërdinë.

Nuk është çështje helikopterësh, ne jemi vend ekspertësh, ne nuk duhet të ishim në Be, por të na jepnin një vend të veçantë për konsulenca imediate dhe zgjidhje të menjëhershme. Madje konsulenca pa lëvizur nga vendi nga shtëpia dhe me celular përpara. Jemi vend ekspertësh,” është shprehur Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit