-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Nuk e harrojmë solidaritetin e Zvicrës në periudhën më të vështirë të Kosovës

Kryesoret

të Konfederatës Helvetike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të betimit heroik për krijimin e konfederatës Helvetike.

“Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut, tha Kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen zvicerane në rritjen e mirëqenies ekonomike e shoqërore në Kosovë.

“Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008”, shtoi Kurti.

Duke thënë se i gëzohet çdo suksesi dhe angazhimi të bashkatdhetarëve për rritjen e mirëqenies dhe lartësimin e imazhit të Zvicrës, ai theksoi se “po ashtu jemi krenarë për kontributin e tyre në fushën politike, ekonomike, në sport, shkencë, art dhe fushat tjera të shoqërisë zvicerane”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit