-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Hiqni barrikadat, të pezullojmë vendimet

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me reciprocitetin e dokumenteve.

Ai është shprehur se ligji po zbatohet, por në dy pika atë të Bërnjak dhe Jarinje, nuk po shkon siç duhet pas të dyja këto pika janë bllokuar.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur se ky vendim do të mbetet i njëjtë deri në heqjen e të gjitha barrikadave.

“Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit