-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pika kufitar në Merdare vazhdon me lëshimin e dokumenteve hyrje/dalje

Kryesoret

Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokumenti i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje/dalje për një qytetar të Serbisë.

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky vendim do të vazhdojë të zbatohet “derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”.

“Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Qytetarët e Kosovës që janë nisur për të kaluar në Serbi përmes këtij kalimi kufitar, po presin deri në 3 orë për të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit