-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Reciprociteti, e drejta e çdo shteti”, Meta thirrje Serbisë: Shmangni provokimet

Kryesoret

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me sulmet e Serbisë në Veri të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka shprehur mbështetjen e tij mbi institucionet e Kosovës dhe ka kërkuar nga Serbia që të mos bëjë më provokime. Ai ka shtuar se vendosja e reciprociteti është e drejta e çdo shteti sovran.

Postimi i Metës:

Mbështes plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit