Katër shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë greke në Igumencisë.
Gjatë kontrolli brenda makinës me të cilën po udhëtonin u gjetën 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kg e 690 gram. Ndërsa makina tjetër bënte kontrollin e rrugës për të shmangur çdo bllokim.
Është shpallur në kërkim edhe një shqiptar i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të arrestuar.