Një fëmijë është përplasur nga një skaf mesditën e kësaj të marte në Himarë, teksa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të mitur.
Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.
Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.
Vetëm 2 ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar.
I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese.