Një çift Italian që po debatonin lanë vajzën e tyre 2-muajshe të mbyllur në makinë, ndërkohë që ajo ishte duke qarë.
Protagonistët janë një 40-vjeçar dhe një 38-vjeçar me precedentë të mëparshme penale ishin pranë një lokali kur po debatonin me fjalë të rënda.
Një shitëse e cila e pa foshnjën brenda makinës duke qarë e mori fëmijën dhe e çoi në lokal ku u përpoq ta qetësonte dhe më pas lajmëroi karabinierët dhe ambulancën.
Mjekët e çuan vajzën e vogël dhe e çuan në spitalin Santa Maria Goretti në Latina, ku pas një kontrolli rezultoi pozitive ndaj një lënde narkotike.
Për foshnjën tani do të caktohet një kujdestar ndërsa nëna dhe babai do të duhet të përgjigjen për neglizhencën ndaj të miturit.