Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka njoftuar se ka biseduar së fundmi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për konfliktin me Serbinë për reciciprocitetin e targave.
Shefi i NATO-s ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për të vazhduar misionin, ndërsa ja shtuar se palët duhet të ruajnë qetësinë.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Spoke to @albinkurti about the recent tensions in #Kosovo & the continued importance of our @NATO_KFOR mission. All sides must maintain calm, avoid unilateral actions & support EU-mediated dialogue. I remain in close contact w/both Pristina & Belgrade.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 2, 2022