Arabia Saudite përshëndeti njoftimin e presidentit Biden për vrasjen e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri , tha në një deklaratë ministria e jashtme e vendit.
“Al-Zawahiri është një nga liderët terroristë që udhëhoqi operacionet në SHBA dhe Arabinë Saudite”, tha Ministria e Jashtme saudite në një deklaratë të lëshuar të martën në mëngjes me kohën lokale në Arabinë Saudite.
“Al-Zawahiri planifikoi operacione terroriste që vranë mijëra njerëz të pafajshëm, përfshirë sauditët”, shtoi ai.