Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë shtetasin Hamdi Saja, 65 vjeç, banues në Kurbin.
Mark Prenga, 37 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin Hamdi Saja.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.