-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza me burimet hidrike, Spanja kursen ujin

Kryesoret

Mungesa e shirave dhe temperaturat mbytëse kanë çuar administratorët e qyteteve spanjolle që të detyrojnë vendosjen e kufizimeve me ujë, megjithëse jo të plota për momentin, në zona të tilla si Barcelona, Malaga, Huelva dhe Pontevedra.

”Rezervuarët e ujit janë tashmë me një kapacitet prej 41,9%, pothuajse 20 për qind më pak se furnizimi normal me ujë i kësaj koha e vitit”, raportoi ”El Pais”.

Burimet e Agjencisë Katalanase të Ujit (ACA) thanë se nëse situata aktuale do të vazhdojë, atëherë në shtator rezervat do të jenë më pak se 40%.

Kjo nënkupton kufizimin e konsumit maksimal në 250 litra në ditë për banor dhe reduktimin e ujitjes në sektorët bujqësor dhe industrial me 25 për qind.

Në rastin e Barcelonës, burimet e pesë pellgjeve ujore që furnizojnë qytetin dhe të gjithë zonën e tij metropolitane (Baells, Llosa de Cavall, Sau, Santa Ponç dhe Susqueda) janë në 46% të kapacitetit të tyre, 30 për qind më pak se mesatarja shumëvjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit