Pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Himarë, qytetarët kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes.
7-vjeçarja u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga komisar Arjan Tase, i cili ishte përjashtuar në vitin 2020 nga policia për shkak të favorizimit të grupeve kriminale në Himare, kur ai drejtonte komisariatin e policisë.
Ajo së bashku me familjen e saj u kthye nga emigrimi për të kaluar pushimet verore.