Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Alban Mnerin. Ai akuzohet për rrahjen e fqinjit të tij, Nikolin Staka, pas konfliktit për një vend parkimi, i cili ndërroi jetë pak orë me vonë.
Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur. Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi, sipas prokurorisë, nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konflikutar me viktimën.
“Nuk e kuptoj si ka ndodhur”, ka shprehur habi i dyshuari, i cili ka pranuar që është konfrontuar fizikisht me Stakën.
Ngjarja ndodhi pasditen e 30 korrikut, në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet.