Një 30-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Ai është shoqëruar nga polica drejt komisariatit, por në momentin e fundit ka tentuar të arratiset.
Njoftimi i policisë
DVP Dibër
Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.