Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje me skaf ditën e djeshme, një vajzë 7-vjeçare në plazhin e Potamit.
Në janar të vitit 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.
Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre.
Ata më veprimet dhe mosveprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative Hore Vranisht.
Hetimi i Prokurorisë ishte i shtrirë në kohë prej 2020 ku ishin zhvilluar disa operacioni policore në këtë zonë.
Vetëm në një aksion policia arriti të shkatërrojë 6790 rrënjë kanabis.
Gjithashtu policia gjatë aksioneve sekuestroi edhe 120 kilgramë kanabis. Në përfundim prokuroria e Vlorës nuk provoi dot akuzën duke pushuar hetimin për drejtuesin e komisariatit të Himarës. Kërkesa e prokurorisë është përcjellë më pas në gjykatë e cila është miratuar.
Në fillim të këtij viti ai u kthye në detyre me urdhër drejtorit të policisë së shtetit.
Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.