Edmond Xhafa është shqiptari i arrestuar në Itali pasi një javë më parë ka dhunuar një vajzë në palestër. Arrestimi i tij u bë brenda banesës, teksa ishte duke u stërvitur me pesha së bashku me një shok të tijin.
Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit iu gjetën sasi drogërash, armë dhe medikamente që merren nga sportistët. 48-vjeçari dhunoi të mërkurën e kaluar një vajzë 21-vjeçare në palestrën Audacia në Porta Nuova. Ai do të vihet nën hetim për ndalim abuziv të armëve dhe municioneve, marrje mallrash të vjedhura, trafik droge dhe vepra antidoping.
Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe shoku i tij, Fabrizio Zaramelli, 53 vjeç./ilcentro.it