Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe K. Ibraliu kanë goditur policët ditën e sotme.
Kastriot Loka për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
Arlind Daja për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Kreshnik Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.