-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Digjet një spital në Turqi, evakuohen pacientët  

Kryesoret

Spitali grek në Valoukli në Stamboll është përfshirë papritur nga flakët pas shpërthimit të një zjarri dhe për pasojë është evakuuar.

Sapo është vënë re zjarri, është tentuar të evakuohet me pacientët të mbajtur në krahë për t’u larguar nga flakët qoftë në karrige me rrota, qoftë në krahët e zjarrfikësve.

Zjarri ka rënë për shkaqe të panjohura, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të forta zjarrfikëse.  Punonjësit shëndetësorë, zjarrfikëset, punonjësit e policisë dhe qytetarë kanë nxjerrë të moshuarit nga spitali me barela dhe karroca. Pacientët u dërguan në spitale të tjera të rajonit. Ndërkohë që policia mori masa të gjera sigurie në zonë, ekipet shëndetësore kanë ndërhyrë tek qytetarët e prekur nga tymi për shkak të zjarrit.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se pacientët u evakuuan në spitale të tjera. Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se shkaku i zjarrit aktualisht nuk dihet dhe se gjithsej 104 pacientë u evakuuan.

Tymi i shkaktuar nga zjarri në ndërtesën historike u pa nga shumë lagje të Stambollit./tele1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit