Tri dekada pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, armiqësitë etnike që ndezën konfliktet janë ende gjallë. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga ish-republika jugosllave e Serbisë më 2008, por Serbia s’e lë të shkojë. Kishte një flakë mu në mes të 2022’ës që zgjoi frikë se mund të ketë dhunë në fronit juglindor të BE-së para se situata të çmontohej. Pushtimi rus i Ukrainës i dha dimension të ri kësaj ngecjeje, me Serbinë nën presion nga BE që t’i këpusë lidhjet me Moskën, shkruan Washington Post në një analizë rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Çfarë ishte argumenti i fundit?
Kosova ka një popullatë dërrmuese shqiptare prej 1.9 milionësh, por përfshin edhe më shumë se 100 mijë serbë.
Tensionet u rritën në gusht kur autoritetet e Kosovës provuan të detyrojnë minoritetin serb që të ndërrojnë dokumentet e tyre ekzistuese identifikuese dhe targat e veturave për të qenë në përputhje me popullatën tjetër në tërësi.
Shumë serbë etnikë e panë këtë rend administrativ si fyerje, dhe kërcënim të identitetit të tyre. Direktiva më pas u pezullua për bisedime më vonë nga BE gjatë muajit.
Cilat janë origjinat e këtij kontestimi?
Protestat u zgjuan në Kosovë në vitin 1981 pas vdekjes së diktatorit jetëgjatë jugosllavë, Josip Broz Tito.
Kërkesa fillestare e shqiptarëve ishte që Kosovë të ngrihej prej province brenda Serbisë në republikë federale brenda Jugosllavisë dhe e cila ndezi nacionalizmin serb dhe ndihmoi ngritjen e Sllobodan Millosheviç në pushtet më 1987, me zotimet e tij se do të ndalte separatizmin.
Masat energjike të tij, sidoqoftë, bënë që kërkesat e shqiptarëve të shkojnë në pavarësi të plotë. Lufta mbi territorin nisi në 1998, duke vrarë më shumë se 10 mijë njerëz.
Luftimet u ndalën në 1999 kur NATO-ja bombardoi trupat serbe jashtë Kosove, dhe përafërsisht 200mijë serb civilë ikën që andej. Serbia është zotuar që kurrë mos ta njohë ndarjen nga vetja të asaj që e quan zemra e saj, një qëndrim i mbështetur nga Rusia, Kina dhe pesë shtete të BE-së.
Çfarë është ndikimi i luftës ruse në Ukrainë?
Ndarjet gjeopolitike mbi Kosovën janë bërë më të mprehta pas sulmit ndaj Ukrainës nga Vladimir Putin, mbështetës i hapur i Serbisë. Putin ka kritikuar Perëndimin për ato që ai thotë se janë standarde të dyfishta.
Ai e ka krahasuar kauzën e Kosovës — e cila është njohur nga shumica e botës perëndimore — me atë të dy rajoneve në Ukrainën lindore të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.
Nga ana tjetër, liderët e Serbisë dhe Kosovës e kanë përdorur luftën në Ukrainë për të intensifikuar retorikën e tyre.
Ekziston rreziku që një përshkallëzim mund të përhapet në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor të paqëndrueshëm, përfshirë Bosnje-Hercegovinën.
Megjithatë, një forcë paqeje e udhëhequr nga NATO prej afro 3,800 trupash ka ndihmuar në ruajtjen e paqes në Kosovë për vite me radhë dhe ajo ka thënë se është e gatshme të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
Cilët janë lojtarët kryesorë?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se i shërben interesave ruse, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se zyrtarët e Kosovës po përpiqen të shfrytëzojnë alarmin mbi Ukrainën për qëllimet e tyre.
Të dy kanë kundërshtarë në shtëpitë e tyre, të cilët vënë në dyshim mënyrën e trajtimit të tensioneve të përsëritura, por popullsia e tyre mbetet kryesisht e ngulitur në rival-nacionalizëm.
ShBA në përgjithësi ka më shumë ndikim se BE-ja mbi udhëheqjen e Kosovës, ndërsa Serbia kërkon mbështetje nga Moska, si dhe nga Uashingtoni dhe Brukseli në trajtimin e mosmarrëveshjes.
Vuçiç ka dënuar pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ndërkohë që ka ndaluar miratimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Në vitin 2022, Vuçiç siguroi edhe pesë vite të tjera si president, me partinë e tij që mban shumicën në parlament. Refuzimi i Kurtit për të bërë ndonjë lëshim ndaj Serbisë ka komplikuar më tej çdo bisedë me kombin fqinj.
Po në lidhje me marrëdhëniet e BE-së me Serbinë dhe Kosovën?
Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE në vitin 2013 për tregtinë, energjinë dhe komunikimet, dhe e cila parashikonte t’u jepte serbëve të Kosovës njëfarë vetëqeverisje.
Kosova më vonë tha se nuk do t’i jepte autonomi popullatës pakicë dhe kërkoi njohjen e plotë të Serbisë përpara çdo shqyrtimi të mëtejshëm.
Ndërsa BE-ja mbetet investitori kryesor në të dy vendet, përparimi në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me bllokun ka qenë i ngadaltë.
Serbia është duke negociuar hyrjen e saj dhe është më përpara në proces sesa Kosova, e cila ende nuk është bërë kandidate zyrtare. BE-ja e ka vendosur zgjidhjen e kontestit mes tyre si kusht për anëtarësim.