Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë. Policia raporton se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 59 vjeç, është përplasur ka përplasur një motorr që drejtohej nga një 37-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.