Policia italiane ka arrestuar tre të rinj shqiptarë, një 27-vjeçar, Juljan Prini, dhe dy vajza 24-vjeçare. Atyre ju gjetën mbi 23 kilogramë kokainë dhe një hashash të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan.
Mediat italiane thonë se gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.
Në seancën gjyqësore 27-vjeçari Juljan Prini i mbrojtur nga avokatët Alessandro Veronesi dhe Alessandro Cristofori, ka marrë përgjegjësinë për posedimin e drogës, duke shpjeguar se ka kërkuar mikpritjen e dy bashkatdhetarëve, të cilët i njihte prej disa vitesh dhe se lëndën e kishte futur në shtëpi, ndërkohë që ata nuk ishin të pranishëm.