Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një status në llogarinë e tij në Facebook shkruan se Rilindja dhe Edi Rama janë hajdutët më të mëdhenj të enërgjisë elektrike.
Kjo qeveri sipas Braimllarit ndëshkon qytetarët e varfër ndërkohë që vete shkakton një dëm prej 183 milionë euro.
“183 milionë euro energji pa paguar ka shteti.
Rilindja dhe Edi Rama hajdutët më të mëdhenj të energjisë elektrike.
Rilindja ndëshkon qytetarët e varfër ndërkohë vet shkakton një dëm prej 183 milionë euro.
SPAK duhet të hetojë këtë hajduteri”, shkruan Braimllari.