Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e qytetarëve që do të organizohet nesër.
Protesta mbahet nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila u vra teksa ishte në plazh nga një skaf, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.
Protestuesit do të dalin në tubim, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuç, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Protesta mbështetet edhe nga opozita. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në facebook shkruan se mbështet plotësisht protestën e tyre.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan Sali Berisha.