-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dënuar për drogë, cifti shqiptar tenton të arratiset por përfundojnë sërish në pranga

Kryesoret

Një çift shqiptar janë vendosur në pranga nga policia italiane pasi kishin thyer arrestin shtëpiak pas dënimit për trafik droge. Për t’i shpëtuar drejtësisë italiane ata janë arratisur për në Shqipëri.

Por pas bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe asaj shqiptare është bërë i mundur fillimisht ekstradimit i 26-vjeçarit shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Europoli.

26-vjeçari është lënë në paraburgim, ndërsa më pas është arrestuar edhe vajza 25-vjeçare në portin e Ankonës. Falë informacioneve të marra nga hetuesit, policia është vendosur në gjurmët e 25-vjeçares duke bërë të mundur ndalimin e saj mëngjesin e djeshëm në portin e Ankonës, ku sapo kishte mbërritur në Itali.

Agjentët e komisariatit të Tifernate, në bashkëpunim me ekipin e komisariatit të Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për aplikimin e masës së arrestit shtëpiak. Ata i kanë vendosur asaj edhe byzylykut elektronik për të bërë të mundur identifikimin elektronik në rast të arratisjes. 25-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj janë dënuar nga gjykata italiane për trafik droge në bashkëpunim me katër persona të tjerë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit