Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Konya të Turqisë ditën e sotme me ftesë të presidentit turk, Erdogan.
Rama shkruan në Facebook, se kjo vizitë vjen me ftesë të presidentit Erdogan, ndërsa do të zhvilloj edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.
“Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, shkroi Rama.