-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr i qëllimshëm në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët

Kryesoret

Në pyllin e Kolonjës kanë qenë sërish disa vatra aktive me zjarr i cili dyshohet se është vënë në mënyrë të qëllimshme.

Flakët pushtuan një sipërfaqe të konsiderueshme në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.

Është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.

Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.

Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit