Kryeministri Rama bëri të ditur se është nënshkruar këtë të mërkurë Memorandumi i Bashkëpunimit për realizimin e portit turistik të Durrësit.
“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës
Një falenderim i veçantë për Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur”.
Kryeministri Edi Rama tha se Porti i Malit të Zi solli pagat më të larta në rajon por nuk do të krahasohet me portin turistik të Durrësit.
“Sot vijnë pas ligjit 107, i cili u miratua për të ratifikuar marrëveshjen ku rizhvillimi i Durrësit, duke nisur nga porti është një nga 3 projektet kryesore, Ishte vullneti i Princit të Kurorës, i cili u dakordësua gjatë vizitës që ne patëm atje për ta bërë këtë. Tha do ju coj më të mirin. Sot jemi në kushtet kur po e nënshkruajmë një memorandum dhe përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar pë rata që nuk kanë lënë gjë për të thënë për këtë projekt që nuk do të ndryshojë vetëm Durrësin, por të gjithë bregdetin shqiptar. Efekti i portit turistik do të jetë spektakolar.
Nuk është çështja e 12 mijë vendeve të reja pune, nuk është për sjelljen e 1000 jahteve, nuk është fjala për hotelet, baret, restorantet, teatrot apo rezidencat që do të ndërtohen aty, as për faktin që me ndërtimin e këtij porti, të rritet vlera e pasurisë së të gjitha qytetarëve të Durrësit se njerëzit do të duan të blejnë e shesin shumë më tepër se do të rritet vlera e pronave në vijë bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në Evropë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të lartat në rajon, është rezultat i një rruge nga Port of Montenegro”, tha Rama.