-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rilindja mbolli krim dhe varfëri”, Braimllari: Revolucioni Antikorrupsion është zgjidhja

Kryesoret

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook është shprehur se çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet “djegësave” ka vetëm një emër Edi Rama.

“Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend. Gjithëpërfshirja, Revolucioni Antikorrupsion dhe Referendumi janë zgjidhja.

Çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet “djegësave” ka vetëm një emër Edi Rama.

Kjo politikë klienteliste dhe antikombëtare ka shkatërruar dhe defaktorizuar vendin.

Zgjidhja është aksioni i Partisë së Lirisë Revolucioni Antikorrupsion me qëllim kthimin në buxhetin e shtetit paratë e grabitura të qytetarëve, kthimin e shpresës nëpërmjet hapjes dhe gjithëpërfshirjes dhe referendumin si të vetmen mundësi ku vullneti i qytetarëve të dominojë mbi politikën”, shkruan Braimllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit