Trupi i 14-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur.
Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet. Ndërkohë, banorët dhe familjarët kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë natës për të gjetur trupin e 14-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur. Por, kërkimet kanë qenë pa rezultat.
Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë.