-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nuk përjashton koalicionin me Partinë e Lirisë në zgjedhjet lokale por prioritet mbeten Primaret

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha nuk përjashtoi mundësinë e koalicionit me Partinë e Lirisë në zgjedhjet lokale por ai shtoi se prioritet do të mbeten Primaret.

Sipas Berishës, primaret janë në rrafshin e demokracisë arritja më e madhe, janë pluralitet brenda partisë.

” Mendoj se ne mirëpresim dekretin, caktimin e datës së zgjedhjeve. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe, në historinë e këtij vendi.

Primaret që pas vendosjes së pluralizmit politik arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Janë fundi u kryetarokracisë. Ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.

Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione por parimi bazë nuk ndryshon, jemi për primare.

Me ne erdhi plurlizmi politik me ne duhet të vijë dhe ky standart i ri që është pluralitet brenda partisë.

Një gjë është e sigurt, ata s’do i caktojë Berisha dhe Kryesia por do i votojë anëtarësia e PD.“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit