-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi rezolutë KQZ-së: Partitë të zbardhin shpenzimet e fushatës

Kryesoret

Transparenca e shpenmzive të partive politike ka qenë ndër çështjet kryesore të sesionit të shkuare parlamentar. 

Kuvendi i ka dërguar një rezolutë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të kërkojë nga partitë politike bërjen transparente të shpenzimeve dhe të të ardhurave gjatë fushatës.

Në rezolutë theksohet se kjo kërkesë do të ndikojë që partitë të bëhen me të përgjegjshme, por rritet edhe mundësia që qytetarët të votojnë duke bërë një zgjedhje të informuar.

Dhe rrjetet sociale kanë zënë një vend të rëndësishëm në rezolutën drejtuar KQZ-së. Kuvendi kërkon nga KQZ që të bashkëpunojë me Komisionin e Reformës Zgjedhore për të ndryshuar ligjin në mënyrë që të mundësohet një vrojtim më i mirë i shpenzimeve që partitë dhe kandidatët bëjnë me sponsorizimet në rrjetet sociale.

Kjo kërkesë e Kuvendit për KQZ vjen në një kohë kur në zgjedhjet e fundit është vënë re një përdorim më i madh i rrjeteve sociale nga kandidatët dhe si rrjedhojë edhe i parave që hidhen për sponsorizime.

Dhe numri i fletëve të pavlefshme ka qenë n jë nga çështjet e ngritura. Kuvendi kërkon që të merren masa që të ulet numri i fletëve të pavlefshme.

Rezoluta vjen në një kohë kur KQZ ka nisur punën përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat pritet vetëm data që do të caktojë presidenti Begaj në periudhën nga prilli deri në maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit