-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta vazhdon, Ukraina me sytë te kredia 5 miliardë dollarë

Kryesoret

Arritja e një marrëveshjeje me FMN për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, mund të jetë shpëtimi ekonomik, që Ukraina shpreson në këto momente. Nëse institucioni financiar i jep besim vendit në luftë, kjo do të ngjallte siguri edhe në radhët e kredidhënësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera.

Ukraina ka nevojë për së paku 20 miliardë dollarë, në harkun e 2 viteve, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të presidentit Volodymyr Zelenskiy. Sipas tij, aktualisht zyrtarët janë në kontakt me përfaqësuesit e FMN dhe se kërkohet që kjo paketë të miratohet sa më parë.

Por institucionin me seli në Uashington, ndihma për Ukrainën duhet të vijë e shoqëruar me një plan specifik për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike, në momentin që kushtet e lejojnë këtë.

FMN i druhet gjithashtu rrezikut se Ukraina nuk do të arrijë të kryejë pagesat në kohë, apo nëse Kievi do të kapitullonte dhe Moska nuk do ta njihte këtë borxh. Një tjetër rrezik është ai i imazhit për Fondin, që kërkon të njihet si një institucion global financimi dhe jo si një institucion që ndjek vetëm interesat e perëndimit.

Në pritje të financimit, Ukraina rrezikon një tkurrje ekonomike me deri në 45% dhe një deficit mujor prej 5 miliardë dollarësh. Teksa premtimet nga aleatët për ndihmë me vlerë 29 miliardë dollarë, janë realizuar në vetëm 1/3.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit