-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia: Zelensky dhe Biden do të jenë përgjegjësit për një katastrofë të nukleare

Kryesoret

Situata në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë vazhdon të jetë shqetësuese. Thirrja e OKB-së për ndalimin e menjëhershëm  të aktiviteteve ushtarake në afërsi të centralit nuk u mor parasysh pasi sulmet vazhduan.

Ukraina dhe Rusia vijojnë të akuzojnë njëra-tjetrën, me secilën palë që raportoi 10 sulme në centralin më të madh të Europës.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me situatën, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore paralajmëruan për pasoja të rënda: “Përsëris se veprimet ushtarake të cilat kanë edhe mundësinë më të vogël për të minuar sigurinë bërthamore në central duhet të ndalen menjëherë. Këto veprime mund të çojnë në pasoja të rënda”.

Kina dhe SHBA kanë kërkuar që ekspertët e OKB-së të lejohen të vizitojnë centralin, me Uashingtonin që propozoi edhe krijimin e një zone të demilitarizuar rreth impiantit. Palët e përfshira në konlfikt akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet në central.

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që bota të reagojë për të dëbuar rusët nga Zaporizhia, por ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se ishin sulmet e Kievit në central që po e çonin botën në prag të katastrofës.

Kreu i Dumës ruse tha se Zelensky dhe Presidenti amerikan Biden do të jenë përgjegjësit e vetëm për një katastrofë të mundshme nukleare.

Ndërkohë, burime ushtarake të Moskës thanë se centrali termik dhe serbatorët e ujit të sistemit të ftohjes së reaktorit të centralit të Zaporizhias ishin dëmtuar nga sulmet ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit