-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e Admir Bejos, policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

Kryesoret

Policia ka bërë të ditur se ka mundur të zbardhë plagosjen e Admir Bejos një ditë më parë në Kuçovë.

Edhe pse menjëherë pas ngjarje u fol se konflikti i fundit kund të kishte lidhje me një ngjarje të ndodhur 15 vite më parë ku Bejo kishte plagosur dy vëllezër, sipas policisë plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave që ndodheshin në rrugën kryesore të lagjes “1 Maji”, është bërë e mundur zbulimi i kronologjisë së plagosjes. Plagosja e djeshme ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë.

Burimet policore konfirmojnë se konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.

Bejo ka bredhur me vrap për të dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë të tjera po plumbat nuk e kanë zënë.

Pasi ka ecur disa metra Bejo ka rënë në tokë, ku edhe është gjetur i shtrirë nga një kalimtar që ka njoftuar policinë.

Burimet policore bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit