-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfshihen nga flakët 3 shtëpi në Kuçovë, zjarri lë pas vetëm shkrumb e hi

Kryesoret

Flakët kanë përfshirë tre banesa mesditën e sotme në Kuçovë, në lagjen ‘1 Maj’.

Deri më tani dyshim i shkakut të zjarrit është një shkëndijë elektrike që ka sjellë dhe djegien e 3 shtëpive të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës ndërsa rrezikoheshin dhe të tjera.

Në ndihmë të forcave të pakta zjarrfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij, zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur.

Si pasojë e zjarrit, që tashmë është fikur plotësisht, ka pasur dëme të mëdha materiale në të tre banesat, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit