Gjatë një konference të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe presidentit, Bajram Begaj, Osmani është shprehu se fakti që Shqipëria është në NATO, është një siguri për Kosovën.
Osmani ka shtuar se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ketë një traktat të ndërsjellët.
“Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosova i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri jonë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar
Do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat.
Objektivi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO prandaj do të aplikojmë për statusin në BE deri në fund të këtij vitit.
Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s është siguri më e madhe për ne. Siguria është shndërruar prioritet. Ne po bëjmë koordinim me partneret tanë strategjik që rajoni të ndihet i sigurt.
Sa i takon bashkëpunimit dy palësh është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat të ndërsjellët. Kam disa vite që kam kërkuar një praktike të tillë. Ndaj mendoj që është koha të bëjmë hapat e duhur.
Po behën përgatitjet për të zbatuar marrëveshjet dhe trajtim të barabartë pa dallime. Presim që BE të jetë me i zëshëm.
Presim sinjale të qartë nga BE të jepen në raport me Serbinë që duhet ë ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon”, tha nder te tjera Osmani.