Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar ndërtimin në Portin e Durrësit. Ai është shprehur se janë privatizuar 1.5 milionë metra katrorë pronë publike nga kompani ofshore.
Ky denoncim ishte pasim i denoncimit që bëri më herët dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ai ka kërkuar përgjigje dhe zbardhje të fakteve që situata të mos agravojë më tej.
“Për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme që është prioritet madhor dhe për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë, zbardhja e aferës më të rëndë të deritanishme, asaj të Portit të Durrësit.
Të bëhen publike urgjent pronarët fundorë të kompanive guackë. Shteti shqiptar përmes këtyre vendimeve të bëra në errësirë kapitalizon mbi 1.5 milionë metra katrorë sipërfaqe trualli me një vlerë jashtëzakonisht të lartë, e cila do ishte automatikisht pronë e koncensionarit.
Një pasuri e tillë e një rëndësie strategjike s’do jetë më pronë e shtetit shqiptar, por do ishte e privatizuar de juro që në catin e derdhjes kontribut në kapitalin e koncensionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat që zotëron 70% të aksioneve.
E në rast konflikti potencial në të ardhmen zgjidhja mund të kryhej vetëm në gjykata ndërkombëtare.
Shumë e rëndë dhe e papranueshme me pasoja të paparashikueshme ekonomike financiare por dhe të luftës kundër pastrimit të parasë dhe sigurisë kombëtare nëse kompania do jetë e regjistruar në parajsa fiskale”, tha Meta.